Fiksimet e Xhemi Shehut!

Xhemi Shehu mesa duket është një nga ato persona që beson në bestytni, ose siç e themi në gjuhën e përditshme: “Ka ca fiksime të vetat.” Moderatorja dhe aktorja e “Portokalli” ka treguar në episodin e fundit të emisionit ku flitet për prapaskenën e spektaklit të humorit, se ka disa objekte të caktuara apo disa veprime që i bën gjithnjë, në mënyrë që dita ti ecë mbarë.

Kështu, kur shkon në punë ajo do të parkojë gjithnjë në të njejtën anë të rrugës, madje kur nuk gjen vend pret derisa dikush t’i lirojë vendin. Ajo gjithashtu ka treguar dhe për disa objekte apo aksesorë që mban gjithnjë me vete, madje ka një çantë apo një palë atlete për shembull, që sipas saj konsiderohen “si të pranueshme” për tu marrë apo veshur. Dhe nëse ajo vesh apo merr me vete diçka të re, ja vë fajin e tyre pse dita i shkon mbrapsht.

Pra kjo është fiks rasti i “Zihet me rrobat e veta.” E në fund ajo tha se ka dhe një parfum të caktuar që e përdor të premten dhe të shtunën, ditët që është shfaqja e “Portokalli”-së live, dhe nuk di si do ja bëjë kur t’i mbarohen. Mund të blejë një tjetër të atij lloji? Apo jo? /Blitz.al/