Fifi dhe Luana janë zënë? Këngëtarja zbulon arsyen se pse nuk do jetë pjesë e “Shiko kush luan”

Një ditë më parë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Fifi, ka njoftuar fansat e saj se nuk do të jetë këtë sezon pjesë e emisionit “Shiko kush luan”.

Madje Fifi ka vendosur që të zbulojë edhe arsyen e kësaj mungese. Ajo tregon se është moderatorja e njohur, Luana Vjollca, shkak që ajo nuk do të jetë tek “Shiko kush luan”.

Luana-2

Këngëtarja postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku ajo shfaqet me Luanën dhe kantautorin e njohur, Flori Mumajesin.

“Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që më keni bo, këtë sezon nuk do të jem më pjesë e “Shiko Kush Luan”… Arsyeja është Luana Vjollca”, shkruan Fifi në postimin e saj, duke mos dhënë detaje të tjera.

Luana-3

Deri tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes vajzave, pasi ato njihen për një shoqëri të mirë. Apo mos vallë Fifi po bën shaka me fansat e saj. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim deri nesër mbrëma, të shohim është apo jo.