Fifi bën urimin e veçantë për djalin më të rëndësishëm të jetës së saj

Ditët e fundit Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë, për shkak të deklarateve në “Shiko Kush Luan” dhe fjalëve që qarkullojnë në rrjetet sociale. E ndërsa të gjithë përpiqen të zbulojnë kë ka këngëtarja në krah, ajo e ka zbuluar mashkullin më të rëndësishëm sot me anë të një postimi në Instagram.

Bëhet fjalë për vëllain e Fifit, i cili feston datëlindjen dhe sigurisht ajo nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për të në ditën e veçantë. Këngëtarja shkruan bashkangjitur një fotoje ku ata shfaqen bashkë se tek i vëllai gjen mbështetjen e një shoku të ngushtë dhe për më tepër ai është krahu i saj i djathtë.

Fifi thotë se mezi ka pritur që ai të rritet dhe ta ketë bashkëudhëtar në rrugëtimin e saj, ndërsa i shpreh dashurinë “të voglit të tij”, edhe pse mbush 19-vjeç.

Shumë urime edhe nga ne!