Feston sot ditëlindjen, Bora Zemani i bën dedikimin e veçantë Donald Veshajt!

Romeo dhe Donald Veshaj festojnë sot ditëlindjen. Dy binjakët simpatikë të showbizit shqiptar bëjnë 28 vjeç dhe urimet e dedikimet për ta kanë nisur që në mesnatë.

E sigurisht dedikimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i Bora Zemanit për partnerin e saj.

Moderatorja ka ndarë disa foto shumë romantike të tyre në Instagram, teksa shkruan: “Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me @romeoveshaj por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm, me mua! #happybirthday”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Shumë urime për Donaldin dhe Romeon!