Festojnë sot ditëlindjen, sa vjeç mbushën Donaldi dhe Romeo?

Ky shtator nisi me ditëlindje dhe festa në showbiz-in shqiptar, referuar ditëlindjes së dy binjakëve më të komentuar, Donald dhe Romeo Veshaj.

Teksa e kanë nisur prej kohësh rrugën drejt famës dhe suksesit – kulmin e së cilës e arritën gjatë edicionit të parë të ‘BBVIP’ – dy aktorët dhe moderatorët ditën e sotme kanë mbushur 28 vjeç!

Ka qenë Romeo ai që ka publikuar një foto në Instagramin e tij, ku shfaqet torta dhe qirinjtë me numrin e moshës së tyre, me captionin ‘Hi!’

Rikujtojmë se një nga urimet që ka bërë më shumë përshtypjë ka qenë ai i Bora Zemanit ndaj Donaldit, ku ka shkruar:

“Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me @romeoveshaj por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm, me mua! #happybirthday”