Fansat të shqetësuar pas postimit të fundit të Alban Skënderaj, këngëtari shpjegon situatën e tij

Screenshot_2018-12-14-00-23-51-1 Screenshot_2018-12-14-00-23-51-1

Në një postim të pak ditëve më parë në rrjetet e tij sociale, Alban Skënderaj shkruante se për një kohë të gjatë nuk do të performonte në Tiranë. Menjëherë pas kësaj të gjithë filluan të spekulonin gjëra nga më të ndryshmet. Në disa media shkruhej se Albani mund të largohej për të jetuar jashtë shtetit dhe prandaj ka marrë këtë vendim. Në fakt asgjë nuk është e vërtetë dhe këngëtari ka vendosur të shpjegojë gjithçka për të gjithë fansat e tij, shkruan Who. “Me sa duket ‘kujdes ça flet’ vlen edhe për mua që flas goxha pak në rrjete sociale. Meqë disa u bënë merak, nuk shkruajta që mbas mbrëmjes së sotme nuk do performoj më fare, por nuk performoj më për një kohë nëpër ‘clubet’ e Tiranës, kështu që doni s’doni më keni vërdallë nëpër evente e qytete edhe për ca kohë”, ka shkruar këngëtari. Pra askush nuk duhet të shqetësohet, sepse Albani do të vazhdojë po njësoj me aktivitetin e tij muzikor në Shqipëri.