Fansat ‘kryqëzojnë’ Mariah Carey

Performanca e këngëtares Mariah Carey në Paradën e 96-të të Ditës së Falënderimeve në SHBA nuk është mirëpritur aspak nga fansat.

52-vjeçarja, e cila e ka quajtur veten “Mbretëresha e Krishtlindjeve ” performoi këngën “All I Want For Christmas Is You” para turmave të mbledhura në Manhattan, e veshur me një fustan të kuq vezullues.

Megjithatë, këngëtarja akuzohet se nuk ka kënduar live pasi fansat vunë re se vokali i saj tingëllonte jashtëzakonisht i ngjashëm me versionin e regjistruar të këngës së vitit 1994.

Por i dashuri i këngëtares kishte një tjetër mendim nga fansat “Performanca më e mirë e vitit!”, komentoi ai pas disa fotove që ndau artistja në rrjetet sociale nga eventi i madh.

Performancat jo të mira duket se po e ndjekin këngëtaren pasi kujtojmë se në vitin 2016 përsëri në Nju Jork artistja pati probleme teknike që bënë që performanca e saj të mos ishte ajo që fansat prisnin.

Pavarësisht performancës së këngëtares duket se amerikanët e shijuan festën me paradën shumëngjyrëshe që u shfaq para syve të tyre.

Klan News