Evi Reçi qenka shumë supersticioze! Beson tek syri i keq, ja byzylyku që mori vëmendjen e të gjithëve te klipi i fundit

Evi Reçi po shijon suksesin e këngës së saj më të re “Mangava Tut“. Ajo bëri një këngë mjaft të bukur që “freskoi” këtë verë të nxehtë. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur zgjodhi të vinte dhe me një klip mjaft të bukur.

Janë disa detaje që na kanë tërhequr vëmendjen dhe mund t’i kenë shpëtuar një syri jo të stërvitur. Ditën e djeshme u morëm me penelin e vendosur në klipin e Evit, ndërsa sot do të flasim për byzylykun në dorën e saj.

Evi duket se beson te “syri i keq”, pasi ka vendosur një byzylyk për “ta mbrojtur”. Nuk ka faj, pasi me mënyrën e shfaqjes në klip, bukurinë dhe hijeshinë e shfaqur mund të themi me plot gojë, se Evi Reçi është një ndër personazhet më të talentuar dhe më të kompletuar në Shqipëri.