“Ethet” e finales kanë kapur edhe familjarët e banorëve të Big Brother: Flet vëllai i Ilirit

Vëllai i Ilir Shaqirit, Olti, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up” në Top Channel. Ai foli për rrugëtimin e të vëllait brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Sipas Oltit, familja është shqetësuar pas debatit me Einxhel për historinë që tregoi për tradhtinë e gruas. Ai shtoi më pas se familja është pika e dobët e Ilirit dhe vetëm aty e humb durimin.

“E vetmja gjë që ndodhi ishte kur pati debat në Prime me Einxhel për familjen. Ilirin nuk e cënon asgjë derisa i prek familjen, ashtu si çdo prind, bëhet nevrik. Është pika e tij e dobët ku humb durimin”, tha Olti.

Big Brother VIP tashmë ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij eksperimenti social në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.

Ju tashmë e dini se 4 finalistët do të fitojnë 10 mijë euro secili, kurse fituesi do të marrë me vete 100 mijë euro, me trofeun që pritet të jepet nga kryeministri Edi Rama më 18 shkurt në Vlorë (sipas asaj që raportoi pak ditë më parë portali Pamfleti i gazetarit Gjergj Zefi).

Deri tani, favoritët kryesorë për ta fituar Big Brother VIP janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Banore e fortë në shtëpinë më të famshme në vend është edhe Arjola Demiri, pa harruar Einxhel Shkirën.