Është rritur me shërbëtorë e kuzhinierë, por Oni Hysenbelliu tregon çfarë i ka pëlqyer gjatë karantinës

Së fundmi, Oni Hysenbelliu ka qenë në një lidhje live me emisionin “Shqipëria live”, ku ka treguar si po e kalon karantinën.
Ai ka thënë se fillimisht nuk e pati problem të izolohej sepse kalon shumë kohë në shtëpi. Ndërkaq, Oni ka treguar se po i shijon shumë gatimet e së ëmës, të cilat i pëlqejnë shumë edhe pse është rritur me shërbëtore dhe kuzhinierë.
“Mamaja ime gatuan shumë mirë. Edhe pse jemi rritur gjithmonë me shërbëtore, kuzhinier dhe me të gjitha, unë kur jetoja me prindërit, i thoja gjithmonë, dua ti të më gatuash. Këto ditë jam kënaqur nga ushqimet e ndryshme që ajo bën, nga gjellët”, tha Hysenbelliu.