Është rritur me 24%, shkencëtarët nuk i japin dot shpjegim rritjes së penisit 30 vitet e fundit

Gjatësia mesatare e penisit në mbarë botën është rritur me 25 për qind në dekadat e fundit dhe shkencëtarët që zbuluan këtë rritje të dukshme thonë se mund të mos jetë një gjë e mirë.

Në një studim të botuar në Revistën Botërore të Shëndetit të Burrave, studiuesit e Stanford-it vunë re se sipas meta-analizës së tyre të studimeve dekadash, gjatësia e penisit në ereksion është rritur 24 % – nga 4.8 inç në rreth 6 dhe pse këto 30 vjet nivelet e testosteronit dhe cilësia e spermës kanë rënë.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit panë 75 studime që kishin filluar në vitin 1942 dhe përfshinin të dhëna për gati 56,000 burra. Ata u befasuan kur zbuluan se për 29 vitet e fundit të periudhës që ata studiuan, gjatësia e raportuar e penisit në ereksion filloi të rritej.

Ndërsa studiuesit ishin në gjendje të shihnin efektin e kësaj tendence të dukshme, ata nuk janë të sigurt për shkakun e saj.

Kjo mungesë e shkakut të qartë është, siç i tha në USA Today, urologu i Stanford Medicine, Dr. Michael Eisenberg, një gjë për tu alarmuar.

Duke pasur parasysh rezultatet dërrmuese të studimeve mbi numrin e spermës dhe tendencat e nivelit të testosteronit në vitet e fundit, ekipi i studimit në Stanford tha në një njoftim për shtyp të shkollës se ata nuk do të ishin habitur nëse do të shihnin rënien e gjatësisë së penisit pas këtyre të dhënave, por në vend të kësaj ata panë të kundërtën.