Është aq i vogël sa mund të futet në xhep, qeni më i shkurtër në botë!

Në Florida, një qen është futur në librin e rekordeve Guinness si qeni më i shkurtër në botë. Qenushja Pearl, e racës chihuahua, është më e shkurtër se telekomanda e televizorit dhe përafërsisht sa një kartëmonedhë. Pearl u kualifikua për titullin pasi një veteriner në spitalin e kafshëve Crystal Creek në Orlando, Florida, e mati dhe përcaktoi se ajo është vetëm 8 centimetra e gjatë nga toka dhe ishte e gjatë 12.7 cm.

Këto përmasa nënkuptojnë se Pearl është aq e vogël sa mund të futet në xhep. Këtë rekord e mbante një qen tjetër i kësaj familjeje. Ai ishte 9 centimetra. Pronarja e saj, Vanesa Semler u shpreh se:

Jemi të bekuar që e kemi atë dhe të kemi këtë mundësi unike të thyejmë rekordin tonë për të ndarë me botën këtë lajm të mahnitshëm.

Top Albania Radio