Ermal Meta marton motrën, ngjashmëria e tij me vëllain bën lëmsh dasmorët

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka patur një ditë gëzimi familjar në fundjavë pasi martoi motrën. Këngëtari teksa ka publikuar një foto me të motrën nuse dhe vëllain e tij, i ka bërë një dedikim të veçantë të shtrenjtës së saj. “Kush është nusja më e bukur në botë? Udhëtim të bukur dhe shpresoj të jesh e lumtur dhe e ndritshme siç je në këtë foto. Unë do të shoh nga larg dhe sa herë do të kesh nevojë për mua do të tërheqësh atë fije diamanti që na lidh, unë do ta dëgjoj dhe do të vrapoj drejt teje. Kjo është dashuria!”, shkruan Meta në Facebook. Mirëpo ajo që vihet re në foto është ngjashmëria me të vëllain, duke konfuzuar dhe vetw dasmorwt. Të dy kaçurrels, e me buzëqeshje thuajse njësoj. Vetëm mjekra e të vëllait bën diferencën, shkruan Prive. Kujtojmë që Ermal Meta është këngëtar, i cili fitoi ‘Sanremon’ me këngën e tij “Non mi avete fatto niente” bashkë me Fabrizio Moron. Ndërsa në Eurovision u rendit i pesti.