“Erdhi policia e ushtria”- E spiunojnë komshinjtë në karantinë, G Bani rrëfen si përfundoi në rajon

Këngëtari G Bani pak kohë më parë solli këngën “Spiunat e karantinës” që është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë.

Ai rrëfeu sesi u spiunua nga komshinjtë ndërsa shoku i tij vuri muzikë për të kënaqur banorët e izoluar.

Por jo të gjithë duket se kanë qenë të lumtur nga muzika, pasi G Bani dhe shoku i tij u denoncuan në polici.

Këngëtari tregoi se u shoqërua në polici ku qëndroi për 3 orë.

“Kënga ‘Spiunët e karantinës’, unë jam shumë pro rregullave sidomos kur mbrojnë jetën e qytetarëve dhe njerëzve. Nuk do doja të isha ndikim i keq. Kam patur një eksperiencë personale. Ishim bashke me një shokun tim i cili ka një lokal dhe vumë muzikë. Shoku im kishte parë që në vende të ndryshme të botës në Itali ishte dikush që këndon për njerëzit.

Ky nuk e mori boksin tek shtëpia por tek lokali i tij, që e ka mbyllur që kur filloi karantina dhe vuri muzikë popullore të jugut dhe e gjithë lagjja po e shijonte. Po ia kalonin shumë bukur.

Në ato momente erdhi ndërhyrja e shpejt, ‘shigjetat’, shqiponajt, ushtria, policia ushtarake dhe u mblodhën. Spiunlliku në Shqipëri është aq i rëndomtë saqë njerëzit të duan e të bëjnë idhul, ose të urrejnë. Janë nga ekstremi në ekstrem.

Na shoqëruan në rajon ku qëndruam për 3 orë. Kur të ikësh më thanë policët mos thuaj që ia kalove mirë sepse punonjësit e policisë ishin shumë të sjellshëm,”- tha ai i ftuar ne emisionin “Glamour” ne RTV Ora.

/Panoramaplus.al