Era Istrefi nuk di të ndalet / Dueti “Oh God” gati me këngëtarin e njohur

Pas suksesve të njëpasnjëshme, Era Istrefi është gati për të publikuar projektin e ri, kësaj radhe në bashkëpunim me një xhamajkan që njihet me emrin Konshens, sipas Prive. Lajmi u bë i ditur nga Ultra Music, të cilët postuan një fotografi me anë të cilës zbuluan se Era po sjellë këngë me artistin në fjalë, të premten.Kënga mbanë titullin ‘Oh God’. Era këto ditë erdhi pak në Kosovë, pas performancës elektrizuese në Rusi, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror, ku këndoi me Will Smith e Nicky Jam. Përveç kësaj, artistja këto kohë lansoi klipin e këngës ‘Prisoner’ të xhiruar në Xhamajka.