“Ende më del zemra vendit për ty”, Agron Llakaj merr urimin më emocionues nga e bija në 60-vjetorin e lindjes!

Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, feston 60-vjetorin e lindjes së tij.

Megjithëse kjo ditëlindje nuk ishte aspak e zakontë, stafi i punës së tij është munduar ta lumturojë Agronin me një surprizë tepër të këndshme.

Ata e kanë pritur me lule, tollumbace e duartrokitje, teksa i këndonin këngën e ditëlindjes, ndërsa aktori është përlotur dhe ka ndarë videon në Instagram.

Në pamundësi për ta festuar së bashku, ajo i shkruan nga zemra të atit urimin më emocionues të ditëlindjes, teksa falenderon Zotin që është vajza e tij.

View this post on Instagram

Faleminderit stafi i #alpazar 🤗🤗

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial) on

“Anë e mbanë botës do të vrapoja me një frymë për të mbledhur në buqetë urimet më të bukura që ekzistojnë dhe të t’i dhuroja sot ty babush në 60 vjetorin e lindjes….do të rendja edhe këmba-dorës pa u lodhur, ashtu si dikur fëmijë 2 vjeç rendja vrullshëm e me zemrën që me dilte vendit nga gëzimi, sapo dëgjoja derën të hapej e ti të vije nga Tirana e largët për të gëzuar pak ditë me ne…

Por sot babushi im s’mundemi t’a festojmë ashtu siç kishim thurrur plane pa fund sëbashku, distancën nuk e kemi më kilometrike por sociale. Me shpresën se ditë më të bukura do të vijnë dhe ne do të festojmë të gjithë bashkë ditëlindje pa fund deri në ditëlindjen e tënde të 100! Nuk gjej fjalë mjaftueshëm për të të shprehur gjiiiiithë çfarë kam në zemrën qe ende me del vendit për ty;

Nuk gjej fjalë mjaftueshëm të të falenderoj për gjithë sakrificat e tua deri në vetëmohim; nuk gjej dot fjalë mjaftueshëm të të them sa krenare jam për njeriun mrekulli që je ti…Sot dua si për çdo ditë t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im! Gëzuar ditëlindjen e 60 babushi im!”- janë fjalët e Alkidës që me siguri e kanë prekur aktorin.