Emrat/ Identifikohen dy të rejat që vdiqën bashkë me 20 vjeçarin mbrëmë tek mbikalimi i Saukut

Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e 9 marsit pasi aksidenti tragjik në mbikalimin e Saukut u mori jetën tre të rinjve.

Makina tip Audi me të cilën udhëtonin të rinjtë drejtohej nga 20 vjeçari Klevis Ruçaj, “fluturoi” nga mbikalimi i Saukut dhe përfundoi poshtë në autostradën Tiranë Elbasan mbi kofanon e një mjeti tjetër tip Honda.

Ora News ka mësuar emrat e dy vajzave që humbën jetën e që ndodheshin në një makinë me Ruçaj.

Ato janë identifikuar si Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Dinamika e aksidentit

Mësohet se automjeti tip “Audi” drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Rucaj.

I riu vinte me automjet nga autostrada e Farkës në drejtim të rrethrrotullimit ku edhe ka dalë nga rruga.

Pasi ka thyer barrierat metalike, automjeti ka rënë në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, duke goditur një makinë “Honda” me drejtues Q.K, 60 vjeç.

Të plagosur

Qemal Kurti, 60 vjeç, drejtues i “Honda”

Alda Kurti, 51 vjeçe, pasagjere te “Honda”

O.K, 24 vjeç, pasagjer te “Honda”