Emisioni i Bora Zemanit me binjakët Romeo dhe Donald duket se është gati

Në fillim të vitit, kur mediat rozë shkruan për një romancë mes Bora Zemanit dhe njërit prej binjakëve të njohur të emisionit të humorit “Al Pazar”, Donald Veshaj, moderatorja shpërndau një foto me të dy vëllezërit ku shkroi “3-shat”.

Bora-Zemani-2

Kjo bëri që të mendonim se një projekt televiziv i tyre i përbashkët do të kthehej shumë shpejt në realitet. Dhe mesa duket ashtu po ndodh.

Bora-Zemani-3

Me anë të fotove në Instagram, Bora, Romeo dhe Donaldi duken në ambientet e Tring, çka na bën të mendojmë se emisioni i tyre do të jetë produksion i kësaj platforme.