Elvana Gjata video tek hyrja e hotelit, a mos ndoshta sapo na prezantoi të fejuarin pasanik? (Foto)

Elvana Gjata ndodhet në Francë, ku në një nga hotelet luksoze në Nice duket se ka qenë në shoqërinë e çiftit, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Këngëtarja u ka bërë një video miqve të saj të ngushtë, të cilët po përpiqeshin të pozicionoheshin para aparatit celular. Por në një moment të videos, në sfond shihet tek hyrja e hotelit një djalë që i bën shenjë me dorë Elvanës, i cili mendohet të jetë i fejuari i saj pasanik. A mos ndoshta si padashje këngëtarja sapo na prezantoi me njeriun e zemrës? Kujtojmë që rrëfimin e saj të parë për partnerin Elvana e bëri në emisionin “Xing me Ermalin”, një intervistë që e dha nga apartamenti i saj luksoz. Ndërsa në koncertin recital për 31 -vjetor, mes spektatorëve të zgjedhur u fotografuan prindërit e të fejuarit të saj./Story.al/