Elton John dhe Michael Caine nuk i kemi parë kurrë në këto kushte që i vuri vaksina

Elton John dhe Michael Caine janë vendosur përballë kamerës për të realizuar një reklamë që i bëri të gjithë të qeshin. Ata i janë bashkuar fushatës në Britani për të promovuar realizimin e vaksinës dhe gjatë këtij procesi kanë qeshur pafund.

Në fillim të videos shfaqet legjenda Elton John i ulur para kamerës duke u prezantuar teksa regjizori e ndërpret dhe i kërkon të nisë nga fillimi disa herë. Reagimet e tij janë qesharake, pasi e gjithë reklama duket sikur është një aduicion.

Michael Caine po ashtu mban fjalën e tij duke treguar se ka bërë vaksinën dhe nuk i ka dhembur aspak. E në fund reklama mbyllet me fjalën e regjsorit që i thotë dy ikonave të artit që nuk e fituan audicionin.

Brilante apo jo?/revistawho.com