Elton Ilirjani prezanton partnerin: Çokollata ime fle si baby

Elton Ilirjani, një biznesmen i suksesshëm në Tiranë, New York, Qipro etj, “doli nga dollapi” vite më parë, gjatë një mbledhje me punonjësit e kompanisë së tij. Atëherë u shfaq serioz, me kostum e kollare, i qethur me mjekër dhe dukej sikur ishte i gatshmë të niste “jetën e re”. Që prej atëherë ky Eltoni gradualisht ndryshoj sjelljen në emisionet ku ftohej, nga një njeri që ishte me të vërtetë i hapur por jo lajmbërës, u kthye shpesh në kryefjalën e ditës me deklaratat e tij bombastike. Nga debatet me Kujtim Gjuzin, tek deklaratat për meshkujt shqiptar e deri tek Freddie Mercury.

Edhe paraqitja e biznesmenit ndyshoj po ashtu gradualisht, madje totalisht pasi u shpërngul në SHBA. Në krahasim me disa vite më parë, ai nuk shfaqet serioz, garderoba e tij është e sistemuar me veshje femërore dhe në kokë mban peruke të ngjyrave të ndryshe. Nuk e shohim më me staturën e një drejtori por të një modeleje kur shpesh ekspozon të pasmet dhe pjesë të tjera të trupit.

Shpesh është shprehur së ka qenë i zhgënjyer nga meshkujt shqiptar , teksa nuk kursen lëvdatat për të huajt. Prej disa javësh, në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram, Elton Ilirjani poston foto me një person ku i referohet si i dashuri i tij , i cili sëshpejti do të bëhet edhe bashkëshort teksa në një nga fotot , Eltoni ka mbishkruar “My husband will be albanian next year” që përkthehet se burri i tij do të bëht shqiptar vitin tjetër, si një thumb dhe për liberalizimin e martesave homoseksuale.

Prej 3 javësh Elton Ilirjani pozon sëbashku me një mashkull me ngjyre, ndoshta afro-amerikan , që sipas disa burimeve mendohet të jetë stilist. Biznesmeni gay nuk ngurron të hedhë foto të tij teksa fle gjumë duke shkruar “Cokollata ime fle si baby”.