Eleni Laperi zbardh anët e panjohura të “babait” të “Monalizës shqiptare”

Studiuesja e artit, Eleni Laperi pas 10 vitesh punë kërkimore ka realizuar monografinë dedikuar figures shumëdimensionale të artit shqiptar, Kol Idromeno. Megjithëse është themeluesi i artit pamor shqiptar, për një periudhë të gjatë ai u la në heshtje. Me të fillon edhe arti realist në Shqipëri, që nënkupton ndikimin nga temat e kohës.

“Puna kërkimore nisi për të realizuar një libër për artistët shqiptarë nga Idrome, deri në vitin 1945. Por gjatë punës pash se më mungonin shumë gjëra, analiza e thelle e epokës dhe kultures shqiptare në ato vite. Kështu nisa të punoj me Idromenin si gurë themeli i pikturës shqiptare. Kol Idromeno ka qenë figurë shumëdimensionale, se nuk ka qenë vetëm piktor, por edhe skenograf dhe arkitekt. Është një figurë shumëdimensionale dhe mund ta krahasosh me rilindasit europianë”, thotë autorja.

Veprimtraria artistike, Kol Idromenon e barabit atë me artistët e shquar të rilindjes europiane. Ndaj arti i tij nuk mund të shihet i shkëputur nga ai i Europës. Laperi në këtë studim kërkon dhe gjen “pse-të”. Pse u shenjua piktura e parë dhe fotografia e parë në Shkodër?

“Kol Idromeno nuk mund të shikohet vetëm me veprimtarinë që ndodhte në Shqipëri, por duke parë pse-të në raport me artin që zhvillohej në Ballkan e Perëndim. Kërkimi i pse-ve shenjon edhe punën time. Më ka interesuar të shpjegoj pse ishte Shkodra dhe Idromeno për fillesat e artit pamor shqiptar. Shkodra ishte qendër vilajet. Ishte e rëndësishme edhe për Perendorinë Osmane. Ishte edhe konsullata anagleze, e kjo lidhet me Korfuzin. Shumë italianë u larguan nga Korfuzi dhe u zhvendoëen në Shkoder. Po ashtu edhe babi i tij Arseni vjen nga një familje artisëtsh, Andrea Idromeno , gjyshi i Kol Idromenos , ka qenë rektor i arteve të bukura në Korfuz”, thotë Laperi.

Leni Laperi jep edhe arsyët pse shpesh e quanin grek Idromenon. Në këtë studim merret në analizë edhe portreti i Motres Tone, ku dalin në pah shumë të panjohura për “Monalizën” shqiptare.

“Nuk ëshët portreti i parë laik. Portreti i parë është ai i Mati Kodhelit, 1878- 1879. Pranoj cilësimin e Mikel Prendushit se është portreti i parë i rëndësishëm”, thotë ajo.

Studiuesja analizon krijmtarinë e tij përmes portreteve dhe skicave.

Kol Idromeno ka qenë figurë shumëdimensionale, piktor, fotograf, arkitekt, por edhe skenograf dhe arkitekt. Kol Idromeno është prova që artist mund të bëhesh edhe pa marrë mësime akademike. Megjithëse ai u nis për të ndjekur akademinë e Venecias, ai u kthye prej aty ku hapi studion e pikturës dhe të fotografisë, duke u bërë dy studio fotografie në Shkodër, pas asaj të Marubit, duke e cilësuar si risi në jetën e shkodranëve. /abcnews.al