Eleni Fouriera në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fouriera ka anuluar performancën e saj në Qipro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka rispostuar një deklaratë të vendit ku ajo do të mbante performancën.

Sipas deklaratës së publikuar performanca e Fouriera-s është anuluar për arsye shëndetësore.

“Fatkeqësisht, për arsye shëndetësore, paraqitja e Eleni Foureira të premten më 22 korrik nuk do të mund të bëhet. Ekipi i uron asaj shërim të shpejtë. Kinky Party do të vazhdojë normalisht dhe ne do të jemi në kontakt sërish për rezervime”, shkruhej në deklaratë.

Bordo