EKSKLUZIVE/ Robert Berisha rrëfen jetën pa komplekse: Pse mbetem i njëjti, si i martuar dhe beqar

Me klasin dhe  karizmën e artistit të rritur në familje muzikantësh profesionistë, Robert Berisha është  aq mendjehapur dhe shpirt i lirë sa statusi “Very Important Person (VIP)”  t’i shkojë me të vërtetë shumë. Gjatë një  takimi virtual me gazetaren, Klotilda Harka, në “livestream” në  Instagramin e revistës “Story”,  artisti nga Prishtina ka rrëfyer ekskluzivisht detaje nga jeta e tij…

Robert të kam ndjekur në live-et që bën netëve me fansat e miqtë e tu në Instagram, dhe kam  menduar: “Sa keq që Roberti nuk bën një program të vetin!”. Je showman i vërtetë,  e di?

Faleminderit! Po e kam pasur plan, dhe nuk do e lë pa e bërë një show timin. Edhe pse për herë  të parë fillova të hyja “live” në Instagram, kur isha izoluar në konvikt pas kthimit nga SHBA. Kam pasur shumë kërkesa nga fansat, të cilët më pyesnin: “Pse s’po futesh live?!”. Unë gërshetoja muzikën me barsaletat, por tani jam duke bërë një pauzë për shkak se është muaji i Ramazanit.

Barsaletat e tua janë pak me spec, por që ty të shkojnë…

Po, barsaletat e mia kanë qenë me spec djegës shumë, pra pikante. Be soj që në gjithë botën, në ç’do gjuhë qofshin  barsaletat janë pak me spec.

Le të bëjmë pak humor me situatën e pandemisë? Mund të themi se me 14 ditë e net që kalove në një konviktet e Prishtinës, tashmë konsiderohesh  me master në konviktologji?

(Qesh) Unë i përkas gjeneratës së diplomuar në Akademinë e Muzikës. Por jam brez i lindur në vitin 1978, dhe për fat të keq edhe shkollën e mesme e kam mbaruar në objekte apo shtëpi privatë, sepse s’na kanë lejuar atëherë të bënim mësim nëpër shkolla. Për këtë arsye s’kam bërë mbrëmje mature, e as leksionet s’i kemi marrë në Akademi. Kështu që konvikti m’u duk pak interesant, ishte eksperiencë shumë e bukur për mua, sepse m’u duk vetja si student.

Je shumë i pëlqyer si djalë i skenës. Po mund të na e zbulosh si je si dashnor, si djalë beqar dhe si bashkëshort?

Unë jam i njëjti. S’kam ndryshuar asnjëherë sido që ka qenë statusi im; i martuar apo beqar. “Dashnor” s’e preferoj të quhem, apo të jem dashnori i dikujt.

Pse? Ti i ke dedikuar dhe klip “Dashnores”. U bë hit kënga jote me tekstin e një shpirti bohem që pi  nga dashuria…

Ato janë tekste që i ka bërë tekstshkruesi, nuk jam unë autori. Unë s’i bëj  tekstet si këngëtarët e tjerë që bëjnë tekste për vetveten. E marr projektin, këngën dhe e këndoj. Sa për emërtimin “dashnore”, në Shqipëri i thoni jo të dashurës apo gruas, por dikujt tjetër….

Në Shqipëri “dashnor/e” ka kuptimin e një opsioni, që mund të jetë 1, 2 ore 3 dashnorë/e. Ndërsa i dashur është vetëm një. Po te ju në Kosovë si e keni?

Ne e kemi “dashnor” apo “dashnore” një të vetme.  Është ajo që nesër apo pasnesër të bëhet e vetmja e fejuar apo grua. Në fakt unë pasi e përfundova projektin e kam kuptuar se në Shqipëri “dashnorja” ka kuptim tjetër.

Të vendosën me shpatulla pas murit për atë këngë: Pse i këndon dashnores, pse e trajton femrën si dashnore! Në fakt  në këtë rast isha në anën tënde, se ti je artist aq mendjehapur dhe i lirë që i këndon dashurisë ashtu siç ta ka ty qejfi. Apo jo?

Ashtu është. Unë e kam pranuar atë  projekt, dhe normal që nuk e kam ditur kuptimi në Shqipëri se çfarë nënkupton “dashnorja”. Por edhe pasi e kuptova lindi pyetja: Çfarë kishte të keqe aty? Çfarë ka të keqe t’i këndojë dikush dashnores? Njeriu mund të dashurohet me më shumë se një person. Kështu që ç’të keqe ka t’i këndohet edhe një dashnoreje?! Se kështu kanë qenë të gjitha intervistat e mia dhe janë keqkuptuar.

Kjo do të thotë që fjala jote ka peshë, përderisa  sa herë që bën një deklaratë ajo merr dhenë…

Për disa njerëz është pozitive, për disa nuk është, dhe për këtë arsye më kanë kritikuar, pasi kam marrë kritika edhe nga shoqëria, duke më thënë :“Duhet të kesh kujdes me intervistat se çfarë thua!”. Po unë atë që e mendoj e them, s’kam komplekse,. Dhe pasi doli ajo këngë,  isha prezet në disa intervista, ku fola dhe për “dashnoret”. Edhe ato të shkretat nëse janë, nëse ekzistojnë diku, janë dashnoret e dikujt. Po dhe ato me dashni e bëjnë atë punë, kështu që pse mos t’u këndohet dhe atyre.

Po nëse një vajzë të quan ty “dashnor” në kuptimin e shqipes sonë, do të pëlqente?

Ajo mund të më quajë si të ketë dëshirë, por unë nuk do pranoj të jem dashnor i dikujt.  Nëse ajo është e martuar ose ka një të dashur, të fejuar apo burrë, unë  s’kisha pranuar me qenë i dyti asnjëherë. Kështu që Roberti është i njëjti, si single, si i martuar. S’kam ndryshuar asnjëherë.

Në Festivalin e Këngës në  RTSH, u prezantove me këngën “Ajo nuk është më”. I veshur me kostum të bardhë, në perfeksionin tënd u shfaqe si i vetmi këngëtar mashkull që dukej se merrte rolin e engjëllit në atë skenë.  Në fakt ti ke lënduar ndonjë femër?

Ndoshta pa dashje, si të gjithë meshkujt ashtu dhe femrat që lëndojnë dikë. Pra   ndoshta  jo me dashje, pa qëllim. Pastaj varet sa i fortë është njeriu. Të gjithë jemi lënduar nga një herë, sidomos në moshë të re. Të gjithë lëndohemi në shkollë të mesme për shembull. Dashurohemi, pastaj lëndohemi.  Unë për vete nuk mbaj mend të kem lënduar dikë me dëshirë, me qëllim. Pra ta bëj plan që ta lëndoj dikë. Nuk jam prej atyre, s’kam qenë asnjëherë!

Jo, se kështu i bie të jesh egoist kalibri…

E vërtetë.

Ç’është ky pasion për barsaletat, do ndash ndonjë me ne?

Në fakt jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët që i përkasin fesë myslimane, edhe me fenë nuk është mirë të përdorim fjalë të tilla, siç gjenden në barsaleta. Kështu jam munduar t’i seleksionoj disa barsaleta që nuk kanë fjalë me spec,  por nuk po mundem të gjej. Të gjithë barsaletat që m’i nisin në email, apo Instagram janë me spec. Kështu që do futem pak me muzikë e pak bisedë ,  po s’e besoj që do tregoj barsaleta edhe në live-n që do bëj për ndjekësit e mi, sepse  kam marrë  shumë kritika. Që prej ditës së parë që jam futur në Instagram “live”, s’kam treguar barsaleta, por ndodhi, histori që më kanë ndodhur mua, duke qenë se hynin dhe kolegë në  live. Dhe secili prej tyre më kujtonte ndonjë histori që na ka ndodhur. Pastaj normal, që në konvik  ishim edhe pak si të mërzitur, edhe donim të na kalonte koha. Kështu deri në dy orë live, unë kisha thyer rekord shikueshmërie. Kisha pasur 14 mijë e 300 persona që na kishin ndjekur plot dy orë. Tani që ka ndryshuar sistemi, që nuk po tregoj shumë barsaleta e nuk po e zgjas shumë, nuk  po u duket interesante ndjekësve. Por dua të them se sa herë që kam hyrë “live” kam thënë kërkoj falje. Madje show-t ia kam vendos titullin “Fërkoj kalje”, sepsi një shoku im në shpejtësi e sipër i ngatërronte fjalët, dhe në vend të “Kërkoj falje” thoshte  “Fërkoj kalje”.  Kështu që gjithmonë kam treguar ndodhi duke kërkuar falje për njerëzit në moshë, për nënat, për motrat, se ne si popull kemi një lloj mentaliteti e s’kanë dëshirë të dëgjojnë fjalë të tilla.  Këto ishin vetëm barsaleta, por gjithmonë nga fillimi deri në fund  kam kërkuar falje. Ata që nuk duan t’i dëgjojnë ato fjalë të pista, janë të lirë të dalin nga “live”.

Ka pasur ndonjë rast kur dikujt i ka ngelur hatri pasi ke treguar një ndodhi në formë barsalete?

E vërteta është që asnjëherë nuk mund të përfundojnë “live-t” pa marrë ndonjë kritikë, koment, apo mesazh të dikujt që thotë: “Si s’ke turp, pse bën ashtu apo kështu!”.  Janë prekur disa kolegë, në Shqipëri. Një nga ata është prekur (sepse me të tjerët s’kam pasur probleme), por s’do ia përmend emrin.  Ne kemi barsaleta me gjakovarë siç keni ju me gjirokastritët. Janë pak kopracë, ashtu u ka dalë nami. Por Gjakova i ka krijuar ato barsaleta për vete, madje s’e kanë problem t’i tregojnë vetë barsaletat. Kështu ata nuk preken fare. Por unë kam treguar disa barsaleta ehe për komunitetin rom. Ajo ka qenë vetëm një barsaletë, pas të cilës mora një mesazh : “Çfarë ke ti me ne?!”Edhe pse kam kërkuar falje, gjithmonë në çdo fillim të live -t tim, ai ishte prekur për një barsaletë që ajo vetëm barasletë është në fund të fundit. Kështu që më duhet të kem kujdes, sepse njerëzit ofendohen e preken, edhe pse s’katë bëjë me ata personalisht!

Je rritur mes muzikës. Të ka ndodhur ndonjë incident ku të ndjehesh aq shumë në siklet sa të thuash: “Nuk do dal më në skenë”?

Fatmirësisht kam plot 25 vite në muzikë, pasi 23 vite kam bërë muzikë si tastierist, si muzikant sepse ashtu kam filluar këtë rrugë. Kam pasur fatin të bashkëpunëja me disa këngëtarë  që kanë qenë shumë profesionistë , shumë të mirë,  dhe gëzonin edhe respektin e publikut.  Anjëherë s’më ka ndodhur ndonjë problem me publikun, përveçse teknikisht mund të jem ndjerë keq, dhe kam thënë: “Kurrë s’do shkoj pa u përgatitur!” Ne gjithmonë mbërrijmë në momentin e fundit te lokali, nuk bëjmë “sound check”,  sepse profesionistët duhet të shkojnë një ditë ose 2-3 orë përpara, që të bëjnë një provë, kur performojmë “live”. Se për këngëtarët e playback-ut s ‘është prolem, ata direkt nga avioni shkojnë në club, se s;u duhet fare mikrofoni . Po kur ke për të performuar live,  normal që duhet të shkosh e të bëhesh gati më herët. Kështu fatmirësisht nuk kam pasur asnjëherë problem me ndonjë  fans, apo me ndonjë  të  ftuar të pranishëm në restorant, dasmë apo diskotekë. Asnjëherë.

Pse vendose të dalësh kaq vonë në skenë si këngëtar?

Puna e muzikantit është mjaft e lodhshme. Ka stres  këngëtari,  por ka dyfish stres muzikanti. Për faktin se kam qenë vetë muzikant, i çmoj shumë muzikantët. Ndoshta më marrin inat kolegët e mi, por është një dallim shumë i madh me pagesat.  Dihet që këngëtari ka shumë investime, bën këngët, videoklipet, albumet, paguan tekstet, po prapë nuk është e drejtë që të paguhet një këngëtar 90 për qind, kurse muzikanti i tij (pa të cilin s’mund të shkosh të këndosh),  të paguhet aq pak,  vetëm 10 për qind. E kur muzikanti nuk është i kënaqur,  ai dhe nuk të shoqëron mirë në koncert. E kështu fillova të lodhesha prej punës, se është i lodhshëm instrumenti në tastierë,  ndaj vendosa të dal si kënngëtar. Edhe pse kam qenë aktiv në gjithë botën për 25 vite në muzikë,;me Sinan Vllasaliun për 20 vite, e para tij me disa këngëtarë të tjerë shumë të njohur të Kosovës. Kam kënduar si backvokalist, sepse kemi qenë vetëm dy në koncerte, tastiera dhe këngëtari,  dhe është pak si zbrazët nëse nuk e shoqëron  me zërin e dytë. E kështu vendossa të dal në këndim.

Ka pasur nga ata që kujtonin se fillimi yt në muzikë ishte pikërisht kur dole në skenë. Si je ndjerë?

Jam rritur me muzikën, e dua shumë këtë profesion dhe e bëj me shumë dashni. Po, pyetjet sidomos tek ju në Shqipëri kanë qenë të tilla. Pra kanë menduar se ndoshta përmes Norës, unë jam futur në muzikë se nuk më kanë njohur si Robert. Dhe nuk kanë faj, se s’e kanë ditur. Kanë menduar që ky çuni është ndonjë i sigurimit në diskotekë, se atëherë bëja shumë palestër. Dhe kur vija në Tiranë me Norën, mendonin se unë isha ndonjë pronar diskoteke, apo ndonjë bodyguard. Nuk e kanë ditur që unë jam rritur me muzikën, e që gjithë familjen i kam muzikantë. Xhaxhain e kam dirigjent me doktoratë në Berlin të Gjermanisë, babin pianist e kompozitor, vëllain e madh  saksofonist, Patrisi luan perkusion në Filarmoninë e Kosovës. Të gjithë jemi të diplomuar në Akademinë e Muzikës. Po kur dola si këngëtar,  pyetjet ishin: “ Nga dole ti, pse dole ti?” Dhe përgjigjet e mia ishin: “Po nuk kam dalë nga gomisteri, nuk kam dalë nga doktori apo farmacisti, kam alë nga piano, një hap para në këndim.

Të vjen inat në fakt…

Jo, jo aspak. Kjo ishte në fillim, dhe kur nisa të jepja intervista në Shqipëri. Se në Kosovë të gjithë  e kanë ditur se kush jam , nga ç’familje vij. Në Shqipëri s’kanë pas faj,, sepse nuk I kanë ndjekur shumë këngëtarët e Kosovës. Këngëtarët që kam pasur unë bashkëpunim në Kosovë, ata të muzikës folk, popullore nuk i njohin në Shqipëri. Janë shumë këngëtarë të mirë por nuk i njohin, përveç atyre të argëtimit. Edhe gjeneratat e reja, njohin reperët sidomos. Por ka këngëtarë shumë të mirë të muzikës popullore, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. Unë njoh edhe 100 këngëtarë  të tjerë në Shqipëri që janë shumë, shumë të mirë pasi kam pas rast t’i takoj edhe në dasma e koncerte. Edhe kur ia përmend dikujt emrin këtu në Kosovë, thonë s’e kemi dëguar asnjëherë, se janë gjenerata më të reja. Ne kemi njohur Bujar Qamilin, Sinan Hoxhën, Merita Halilin. Aurela Gaçen vonë kanë filluar ta njohin këtu, pas Luftës. Kurse unë e njoh  Aurelën para Luftës, se kam pasur bashkëpunime me Shqipërinë.

Sa paguheni për një dasmë, dhe  bakshishesh i merrni ju apo çifti?

Varet ç’dasmë është, se unë marr pjesë më shumë si i ftuar special prej orës 24:00, kur pritet torta . Është ora kur rinia ka qejf një orë pak më ndryshe, kur ulen dritat dhe bëhet më shumë ritëm. Por ka raste kur marr komplet dasmën, dhe është pak më e vështirë, se duhet të këndosh minimumi 5 orë. E paguhemi mjaft mirë. Sa për bakshishet, edhe për këtë pjesë, në Shqipëri rregullat janë ndryshe. Ndërsa ne në Kosovë e kemi marrë sistemin si Amerika. Në SHBA kur kam shkuar në vitin 1999-të, ishin dasmat me dy mijë persona. Kjo pasi atje nuk kanë shumë familjarë deri tek 20 persona, dhe kur kanë një dasmë i ftuari që kishte planifikuar pas një muaji dasmë në shtëpi,  merrte mikrofonin e thoshte: “Të gjithë ju këtu,  jeni të ftuar në dasmën e çunit tim!”.  Dhe të gjithë ata 2 mijë persona të ftuar, sikur të  hedhin nga 1 dollarë, bëhen 2 mijë dollarë. Të ftuarit pra gjithë farefisi i hedhin nuses duke vallëzuar,  dhe të gjitha ato para në fund  të dasmës i shkojnë orkestrës.

Jeni bërë shumë të pasur me pak fjalë?

Jo, nuk jemi bërë shumë të pasur se nuk kemi dasma çdo ditë. Gjatë  dimrit kemi koncerte një herë në javë, të shtunën, ndërsa dasmat i kemi në korrik dhe gusht. Kështu që tani në këtë situate të pandemisë, muzikantët dhe këngëtarët do e kenë shumë problem. Ky sezon i verës iku, dhe më vjen shumë keq  për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë bizes,tjetër apo të ardhura të tjera përveç muzikës. Do të jetë vit shumë i vështirë për ta. Dasmat e rezervuara për muajt  korrik dhe gusht janë anuluar,  e po flitet që deri më 31 mars të vitit 2021 nuk do të lejohen të mblidhen shumë njerëz  në diskoteka apo club-e. Shpresoj të mos jetë e vërtetë e të kalojë sa më shpejt kjo situatë, por më e vështirë është për muzikantët dhe këngëtarët. Do jetë shumë problem.

Ndërkohë si po e kalon karantinën një artist si ty, vetëm apo ke dikë të fshehur  diku aty në shtëpi?

Jo, jo nuk kam të fshehur askënd. Këtu shpesh vij dhe me gocën, Renee. Në këtë ndërtesë nuk ka banorë,  jam vetëm dhe këtë banesë e përdor edhe për ushtrime me çunat ku bëjmë prova. Live-t që I bëj në weekend vij këtu pas orës 23:00 -01:00, se me atë volum e kam problem t’i bëj diku tjetër, ku ka banorë. Kështu që përveç gocës, dhe  çunave të orkestrës nuk futet  dikush tjetër këtu.

Po me ndonjë vajzë shkëmben mesazhe?

Unë s’kam shkëmbyer asnjëherë mesazhe, se unë i thërras direkt. Më mirë është kur ia thua dikujt fjalën në sy, sepse është “fjalë hallall”. Si për të mirë,si për të keq është mirë ta takosh përballë personin.  A ke dëgjuar ndonjëherë kur ndahet një çift, dhe ndahen me një mesazh?

Po, dhe duhet të jetë  e tmerrshme…

Po, është e tmerrshme. Ç’rëndësi paska pasur ajo lidhje në jetën tënde, që t’i thuash dikujt: “Më vjen shumë keq, ne s’jemi më bashkë!”. Kështu që si për të mrë, si për  keq, është mire ta telefonosh dikë. Edhe nëse nuk e telefonon për ta takuar, së paku në telefon me t ‘ia ndëgju zonin.

Mirë atëherë,  kujt “ia ke ndëgju zonin” këto kohë?

Zonin këto kohë vetëm kolegëve dhe shoqërisë kur hyjmë live, sepse nuk takohemi me askënd. Jemi të izoluar. Unë edhe kur s’ka qenë kjo situate unë nuk dilja shumë. Përveç se shkoj në palestër 1 orë e gjysmë,  ia kushtoj kohën e lirë Renee-së. Ajo del nga kopshri në dy e gjysmë, e marr, e ikim në një “shopping center” ku luan tek lodrat,  pastaj në gjashtë  e shoqëroj tek baleti. Kur nuk ka balet, ka gjimnastikë. E kam regjistruar se ka shumë energji si fëmijë. Kështu që po e lamë në shtëp, atë energji do e harxhojë duke thyer diçka. Kështu që e kemi angazhuar në sport.

Meqë ti flet hapur e  i thua  të vërtetat ashtu  siç janë,  a mund të na e thuash si burrat se ç’ mendon për një martesë tjetër?

Është një batutë, si shaka apo si barsaletë  në të cilën thuhet se : “Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk bëhet dy herë. Asnjëherë nuk kam qejf të flas për të ardhmen. Ka plot njerëz që i planifikojnë gjërat. Kjo ndoshta është më mirë në biznes apo karrierë. Por unë jo. Unë funksionoj sot për sot, e nesër për nesër. Kështu që më vjen shumë mirë që kam qenë një herë i martuar, plot 14 vite.  Jetë shumë e lumtur, edhe Reneenë e kemi. Por profesioni im,  karakteri im nuk e lejon e nuk e pranon që të jem i izoluar.  Kam ndjekur dje një film,  që kishte të bënte me një profesion bazuar në udhëtime tërë kohën. Më kishte marrë malli për atë jetë. Si një njeri që shëtit, që ka shumë shoqëri, s’e di a do kisha mundur të pranoja të martohem dhe një herë.  Nëse s’do kisha pasur fëmijë, ndoshta  do e kisha provuar që ta kem një fëmijë. Por tashmë që e kam Renee, jam shumë i lumtur, edhe jam shumë mirë kështu.

Nuk të tremb vetmia?

Po sot kanë filluar të mendojnë ndryshe njerëzit, sidomos shqiptarët, të cilët më parë kanë lindur shumë fëmijë, 4 apo 5. Është shtrenjtuar jeta, është bërë më e vështirë dhe ndoshta deri në dy fëmijë është ok. S’besoj se ne jemi më të mençur se europianët; gjermanët, zvicerianët, francezët. Një fëmijë mjafton. Për ata që nuk kanë fëmijë ende, shpresoj dhe i lutem Zotit ta kenë një fëmijë! Se ndoshta plot çifte e kanë problem këtë, dhe nuk e kanë këtë fat. Por unë mendoj që një fëmijë i mirë dhe i shëndetshëm, dhe po të kesh mundësi ta rrisësh dhe ta edukosh mirë, mjafton. Nuk i dihet, ndoshta Renee nuk do të ngelet vetëm…

Kushedi sa vajza  ke mërzitur tani…

Jo, se ka çuna plot si në Shqipëri dhe Kosovë. Ne jemi racë e bukur, e ka meshkuj shumë të mirë. Ndaj besoj që secili prej tyre të gjejnë fatin e vet, të martohen e të krijojnë familje. Se unë tashmë  jam një 42 vjeçar…

Është shumë apo pak ky numër për supet e një djali si ty?

Nuk jam shumë,  por dhe nuk jam pak që të filloj një jetë të re martesore. I kam kaluar disa faza. Shumë herët kam filluar të punoj, të udhëtoj e i kam përjetuar të gjitha. Tani dua të jetoj pak për veten. Kam punuar shumë,  që kur në vitet ’90-të na i larguan prindërit nga puna këtu në Kosovë, në kohën kur ishim  në luftë me serbët. Ne na larguan nga shkollat,  e janë munduar të na e bëjnë sa më të vështirë që ne të largoheshim edhe  nga Kosova. Por ne s’u larguam e mbetëm këtu. Unë personalisht që 13-vjeç kam filluar të bëj muzikë çdo natë me këngëtarë të ndryshëm, deri në orët e vona. Fare pa gjumë shkoja në shkollë në mëngjes, dhe kështu  kam ndihmuar familjarët, vëllezërite mi. Ndoshta  në atë moshë kur duhej të rritesha me shokët e mij moshatarë, mua më është dashur të punoj me më të mëdhenj se unë, për të ndihmuar familjen. Kështu që tani është koha të kënaqem edhe pak për veten.

Në aspektin e fizikut duket se e ka ndalur kohën. Mund të na zbulosh ndonjë sekret  se ç’ bën për të pasur ato flokë, atë lëkurë, atë trup dhe atë energji që ke?

Për pamjen që kam, besoj ka lidhje me gjenetikën. Duhet  t’i jem mirënjohës nënës sime dhe dajave, të cilët janë të gjithë më flokë. Mbaj mend gjyshin që  edhe kur ndërroi jetë, ka qenë  me flokë plot. Kurse vëllezërit e mij, Poli dhe Patrisi i ngjajnë babit. Ata me flokët nuk i kanë punët aq mirë. Nëse marrim në konsideratë faktin se sa jam lodhur dhe kam punuar në jetë nate, me pagjumësi e udhëtime, nuk do të dukesha ndoshta kështu. Ndaj unë besoj tek gjenetika, pra i kam ngjarë mamit. Përpos  faktit që prej dhjetë vitesh merrem me palestër dhe kujdesem  për ushqimin. Jo aq  shumë sa mendojnë njerëzit, sepse unë kam metabolizmin e tillë që nuk shtoj në peshë. Kështu nuk kam ndonjë sekret. Kam bërë vetëm dhëmbët me  metodën “veneers” këtu në Prishtinë te doktor Petriti, dhe jam i kënaqur. Ndoshta  pas 10 viteve kur të bëhem 52 vjeç, do bëj ndonjë ndërhyrje në fytyrë, po për momentin jo. S’i kam bër ndërhyrje as në buzë, as botox, as flokët s’i kam mbjellë, asgjë.

Bravo, se në komente kështu thonë…

Po, thonë, thonë e di që thonë. Por unë kam postuar shpesh fotot kur kam qenë i vogël.

Çfarë ndodh në Instagramin tënd, ç’mesazhe të vijnë?

Mund them se  jam i vetmi nga artistët që i kthej përgjigje çfarëdo moshe. Normal që ata që dinë të shkruajnë  se unë kam fansa edhe 10-vjeçarë. Kur kam kohë të lirë, u kthej përgjigje. Zakonisht në këtë situatë më pyesin se si e kaloj kohën e lirë,  e nuk mundem dot t’i kontrolloj të gjitha mesazhet pasi janë të shumtë që  nga dita e parë kur hyra “live” në Instagram,  e që erdhi policia na konfiksuan instrumentet. Kjo pasi kam qenë “live” në Facebook tek Rinori, menaxheri i Taynas, në Instagramin e tij dhe timin. Kemi pasur 162 mijë shikue në atë orar. Kjo shifër është shumë. Pastaj më kanë dërguar  me “screenshot” instagramet e dy futbolllistëve të njohur të Real Madrid-it, të cilët kanë shumë fansa. Ata në Instagramet e tyre kishin 5-6 milonë ndjekës, po kur m’i dërguan me screenshot, kishin 4 200 ndjekës live oline në Instagram. Aty e kuptova çdo të thotë t’i kesh 8-9 mijë shikues gjithë kohën, duk eu kënaqur e duke argëtuar. Se kisha  edhe Reneenë një natë këtu, dhe ajo u afrua e më tha: “Babi ç’jan këto zemra këtu?” I thashë bab, ky komshiu poshtë po na nis zemra, se ti po këndon shumë bukur!”. Pra desha të them se kam marrë mesazhe pa fund, por nuk kam pasur kohë t’i hap të gjithë. Dhe nga dita e parë që kam hyrë në konvikt më 19 mars më janë bërë 50 mijë ndjekës.  Kështu që më vjen shumë keq, që nuk kam mundur dot t’u kthej përgjigje të gjithëve. Ndoshta tani në kohën e lirë, meqë është Ramazan do futem t’i lexoj një nga një, edhe pse ka lloj- lloj mesazhesh aty, nga vajza të reja edhe nga çuna.  Unë vonë e kam parë sa ndjekës kam, dhe shumicën me përqindje i kam nga Shqipëria, Tirana.

Është e kuptueshme pasi vitin e kaluar ke qenë shumë prezent në Shqipëri?

Po, sepse kam qenë në “Dance with me”, në festivalin e RTSH-së, etj. E sa për festivalin, kot u shtynë aq shumë Arilena Ara me Elavana Gjatën. E shikoni që u anulua dhe Festivali Europian. (Qesh)/www.story.al