“Edhe 100 herë të jetoja, prapë e jotja…”/ Adelina Ismaili i bën urimin e veçantë bashkëshortit për ditëlindje

Në shtëpinë e këngëtares së njohur, Adelina Ismaili, sot ka festë. Bashkëshorti i saj feston ditën e tij të lindjes.

E në këtë ditë të veçantë, artistja ka bërë urimin emocionues për partnerin e saj tre vite më të ri.

Adelina ka publikuar një fotografi bardh e zi ku shfaqej krah Val Krasniqit, teksa poshtë imazhit shkroi:

“I bukuri im. Edhe njëqind herë me jetu, prap e jotja do të isha. Jeta me ty, një mrekulli. Të dua, të dua, të dua”.

Kujtojmë se diva e muzikës, prej disa vitesh tashmë ka kurorëzuar dashurinë në martesë me partnerin e saj, me të cilin ndan edhe një djalë, Uliksin.