E tradhtoi keq me Afërdita Dreshajn, Agon Amiga bashkohet me gruan?

Në vitin 2015 kishte bërë bujë ndarja e reperit Agon Amiga me gruan e tij, Egzona Syla. Në atë kohë u tha se shkaktar i ndarjes ishin skenat e nxehta në videoklipin që reperi kishte bërë me modelen Afërdita Dreshaj, e ku kishte edhe skena të nxehta mes tyre. Por duket se çifti gjithçka i ka lënë të shkuarës dhe tashmë janë bërë përsëri bashkë, raporton Magazina.al Burime të afërta me reperin, i kanë treguar portalit Magazina.al, se Agoni dhe Egzona ka kohë që janë bashkë dhe po kalojnë momente të mira. Ndryshe, Agoni dhe Egzona ishin martuar në vitin 2013.