E kanë gati bashkëpunimin! Arilena Ara dhe Noizy zbulojnë detajet e klipit të ri

Noizy nuk ka ndërmend të ndalet me bashkëpunimet dhe projektet muzikore këtë verë.

Një nga më të përfolurat është ai me Arilena Arën që nuk u konfirmua asnjëherë nga vetë artistët, deri më sot. Dyshja ka pohuar se do të vijë më shpejt seç e prisnim me një bashkëpunim “vrasës”. “Murderer” mban titullin kënga me videoklip e këngëtares dhe reperit dhe do të lançohet në Youtube në datën 9 Korrik.

Noizy dhe Arilena kanë ndarë një pjesë të klipit në Instagram dhe ka mjaftuar për të na shtuar edhe më shumë kureshtjen pasi protagonistë në video duket se nuk do të jenë vetëm ata, por një kast aktorësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Bashkëpunimi do të jetë pjesë e albumit të parë muzikor të Arilena Arës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj. Albumi mban titullin “POP ART” dhe do të publikohet së shpejti! /News31