E gjeni dot? Ja sa kushton sot unaza me diamant rozë me të cilën Ben Affleck i propozoi për martesë Jennifer Lopez 19 vite më parë

Në vitin 2002, Ben Affleck i propozoi për martesë Jennifer Lopez me një unazë me diamant rozë që është 6.1 karat. Në atë kohë, ajo kushtoi 2.5 milion dollarë, por tashmë thuhet se vlera e saj ka arritur një shifër marramendëse.

Sipas ekspertëve të diamantëve, pas dy dekadash që çifti u rikthye së bashku, vlera e diamantit ka arritur deri në 11 milion dollarë, sipas “Page Six”.

“90% e diamantëve rozë vijnë nga një vend: nga miniera e argjilës në Australi, e cila u mbyll në vitin 2020 dhe ndaloi së prodhuari këtë vit,”– tha Ajay Anand, CEO i “Rare Carat”.

“Që nga viti 1993, miniera e argjilës ka qenë një prodhuese e madhe e diamantit rozë. Miniera ka diamantë në ngjyra të shumëllojshme, si blu, rozë, violet, dhe më të rrallat nga të gjitha, janë ata në ngjyrë të kuqe,”- shtoi ai.

Anand tha se nëse Ben do të donte të blinte të njëjtën unazë në ditët e sotme, atëherë do t’i duhej të shtonte edhe 4 milion dollarë të tjera.

Ndërkohë, Mike Fried, CEO i “The Diamond Pro”, e vlerëson unazën e këngëtares dhe aktores së famshme edhe më shumë.

“Dy vite më parë ne kemi krijuar unaza të ngjashme me atë të Jennifer lopez. Çmimi ishte rreth 10 milion dollarë. Mendoj se çmimi i unazës së saj tani mund të jetë 11 milion dollarë,”– tha ai.

Fried theksoi se diamantët e ngjyrë, e sidomos ata në ngjyrë rozë, janë më të rrallë në ditët e sotme, krahasuar em diamantët e zakonshëm pa ngjyrë.

Pasi Ben i propozoi për martesë Jennifer-it në vitin 2002, aktorja tha gjatë një interviste: “Ai më tha: ‘dua që të kesh diçka që askush tjetër nuk mund ta ketë’”. Lopez u shpreh se unaza që Ben i dhuroi ishte gjëja më e mrekullueshme që kishte parë ndonjëherë.

Jennifer Lopez celebrates 52nd birthday by kissing Ben Affleck on luxe yacht. 25 Jul 2021 Pictured: Jennifer Lopez and Ben Affleck. Photo credit: KCS Presse / MEGA TheMegaAgency.com +1 888 505 6342