Dorëzohet dhe Kate Middleton! Dukesha bën ndryshim në pamje si kurrë më parë

Kate Middleton nuk njihet për ndryshime në pamjen e saj e përkundrazi dukeshën e kemi parë gjithmonë me të njëjtin stil flokësh dhe ngjyre.

Mirëpo këtë dimër, Middleton është dorëzuar dhe më në fund ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje.

Dukesha e Cambridge ka çelur ngjyrën e saj të flokëve dhe është shfaqur me “highlights” biondë, që e kanë bërë të duket edhe më e ëmbël. Middleton u shfaq me pamjen e re në videon e fundit të publikuar në Instagram nga Kensington Royal, ku nëpërmjet një mesazhi shpreh falenderime për kampanjën Hold Still.

Përpos faktit që ka ndryshuar pamjen, dukesha duket se ka thyer edhe rregullin e famshëm: flokët e errta në dimër dhe flokët e çelura në verë. Middleton ka bërë të kundërtën duke hequr dorë nga flokët e errta që prej vitesh i mbante me fanatizëm.