Don Phenom bëhet baba për herë të parë, reperi zbulon emrin e djalit

Disa kohë më parë, në media u bë me dije se Don Phenom ishte në një lidhje me dashurie, teksa u “zbulua” dhe identiteti i partneres së tij. E ndërsa reperi vazhdoi që jetën personale ta mbante të tillë, duke mos i konfirmuar zërat, para pak ditësh u raportua lajmi se e dashura e tij, Anxhela, ishte në pritje të ëmbël.

Duket se viti i ri 2021 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për çiftin, teksa Anxhi ka sjellë në jetë një djalë. Këtë herë ka qenë vetë Phenom që e ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tij në Instagram, duke zbuluar edhe emrin e të birit, Troi.

Në postimin e tij ai i uron të gjithëve një vit të mbarë nga Troi Sterkaj, ndërsa ka zgjedhur mos e publikojë ende portretin e djalit.

Shumë urime për reperin dhe partnerin e tij!

/News31