Doli nudo në sheshin Skënderbej/ Vajza reagon pas komenteve të shumta: Nuk është turp të jesh e zhveshur, por… Ja domethënia e mesazhit të saj

Një protestë u zhvillua dje në sheshin Skënderbej pas disa rasteve të abuzimeve seksuale, ku ndër më tronditësit ishte përdhunimi në grup i një 15-vjeçareje në Rrëshen.

Në protestë tërhoqi vëmendjen e mediave dhe pjesëmarrësve një vajzë e cila ishte e zhveshur tërësisht nudo, një manifestim që nuk ishte parë më herët në Shqipëri.

Pas komenteve lidhur me të në rrjetet sociale, ajo ka reaguar përmes një videoje ku tregon se nudoja nuk është seksuale, ndërsa thekson se ka dashur të përçojë një mesazh për shoqërinë.

“Më dërgoi mikesha ime foton ku kam dalë te sheshi Skënderbej, ku kam dalë me një shkrim dhe kishte bashkëngjitur me një foto tjetër. Më vjen shumë keq që ishte ajo foto, ku dikush kishte përdorur disa terma, bashkë me foton time. Dhe kishte shkruajtur që protesta ka qenë një film pornografik. Sa keq shpirti im që t’i sheh filma të tillë! Sa keq që e ke të zhvilluar në atë lloj forme mendjen tende. Ky është shkrimi “Meshkujt janë fëmijët tanë. Nëse ata sot nuk janë sot të denjë është sepse ne nuk e kemi bërë punën tonë si duhet”. Ne si gra, si nëna. Para se të bëhej burrë e të përdhunonte ka qenë fëmija jonë. Kam shkruajtur që do t’i mësoj fëmijës tim që të jesh i paveshur nuk është turp. Turp është të dëmtosh dikë. Nudo nuk është seksuale. E kuptoj që sistemi, mënyra se si gjërat kanë funksionuar, të mendoni se trupi jonë, vagina jonë, është turp. Sa keq! Gjoksi ynë është turp, ah sa keq!”, u shpreh vajza në fjalë.

“Doni edhe listën e njerëzve që më kanë ngacmuar mua seksualisht?! Kam pasur zhvillim të hershëm që 12 vjeç. Kur isha 15 më ndiqnin një rrjet trafikantësh. I doni me emra mbiemra, ti vrisni edhe ata. Ligji i karmës thotë që nëse ne një gjë na përsëritet disa herë do të thotë që ne nuk e kemi marrë mësimin. Kuptoni forcën tuaj! Meshkujt janë fëmijët tanë, nëse janë ashtu siç janë, do të thotë që ne nuk i kemi edukuar. Sot ne mbajmë përgjegjësi për çdo fëmijë që përdhunohet. Po shisni shpirtin vetëm që mos ta dëgjojnë komshinjtë, për llafet e botës. Është faji jonë, sepse meshkujt janë fëmijësh tanë“, vijoi ajo.