Djali heq dorë nga karriera për t’i shpëtuar jetën nënës: I dhuron asaj 70% të mëlçisë

Një futbollist 23-vjeçar me origjinë nga Kroacia ka hequr dorë nga karriera e tij futbollistike për t’i shpëtuar jetën mamasë së tij. Robert Peric-Komsic është një sulmues kroat me perspektivën e një karriere të mirë përpara. Por për të futbolli tani për tani i përket të kaluarës pasi atij iu desh t’i jepte një pjesë të madhe të mëlçisë nënës së tij.

Peric-Komsic luan për Cibalia, në kategorinë e dytë kroate, që nga viti 2020. Disa muaj më parë ai u përball me sëmundjen e rëndë të nënës së tij Liliana, e cila kishte nevojë për një transplant të mëlçisë. Roberti vendosi të linte gjithçka që kishte ndërtuar deri në atë moment për t’i kthyer nënës së tij dashurinë që i kishte dhuruar. Ai i dha asaj 70% të mëlçisë duke iu nënshtruar një operacioni transplantimi në një klinikë të specializuar në Stamboll.

Liliana, jeta e së cilës ishte në rrezik, aktualisht është shumë mirë tani dhe djali i saj është gjithashtu mirë dhe mëlçia po rigjenerohet. Roberti pas operacionit thotë: Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe shërimi. Falë Zotit që të dy jemi mirë tani dhe nëna ime më në fund ka marrë një jetë të re pas 13 vitesh luftë të vështirë.

Nuk më interesonte kjo. Kisha një pasqyrë plotësisht të qartë të rrezikut, por futbolli ishte pas meje. Misioni im ishte i qartë të bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte më pak e rëndësishme ose krejtësisht e parëndësishme. Në këtë histori nëna ime është një heroinë më e madhe se unë. Zoti e ruajtë atë që ka kaluar në 13 vitet e fundit. Ajo ka pasur tre transplantime të mëlçisë, jeta e saj ishte në rrezik, stomaku i mbushej me ujë dhe ishte çështje ditësh … Në kohën kur mësova se të gjitha opsionet e tjera nuk ishin në gjendje, unë paketova valixhet dhe fluturova për në Stamboll.

Operacioni ishte i mundimshëm, zgjati disa orë, dhe pasi u zgjua nga anestezia, lojtari mori mesazhe të shumta mbështetjeje nga e gjithë bota në celularin e tij: Është e vështirë për mua të gjej fjalët e duhura për të përshkruar atë që ndjej. Falenderoj të gjithë ata që na dhanë forcë shtesë në atë betejë. Në thelb nuk ka nevojë të flas për heroizëm, unë bëra atë që besoj se do të bënte kushdo që u rrit në një familje punëtore. Nëna ime më dha jetë dhe unë ia zgjata asaj.