DJ PM në Dancing With The Stars? Përgjigjen e jep Sarah

Dancing With The Stars pritet të nisë në sezonin e ri televiziv në Top Channel. Ndërkohë që në rolin e moderatores përflitet të jetë Bora Zemani, spekulimet kanë nisur edhe për konkurrentët.

Të shumtë kanë qenë emrat që janë diskutuar në media, nga Isli Islami, i cili ende nuk dihet nëse do të jetë si kokurrent apo si prezantues në Gold Room, e deri tek Dj PM. Për këtë të fundit ka folur vetë partnerja e tij Sarah Berisha, duke e mohuar lajmin në njëfarë mënyre.

Në një screenshot të një artikulli që përmendte PM si një nga kokurrentët, Sarah ka shkruar:

“PM mos merr pjesë nga shtëpia se në skenë s’e besoj.”

Me pak fjalë, DJ PM nuk do ta shohim në Dancing With The Stars këtë sezon.