“Divorci” i Samanta Karavellës, pas shumë vitesh merr vendimin e papritur

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella, e cila është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, ka vendosur që të bëjë një ndryshim në karrierën e saj. Ajo ka nisur që në moshë të vogël të këndojë dhe në vitin 2015 u bë pjesë e “Max Production”. Por “Prive” bën me dije se këngëtarja e famshme shqiptare ka vendosur që të largohet nga ky produksion. Ende nuk dihen arsyet pse pas shumë projekteve të suksesshme, Samanta mori vendimin për t’u “divorcuar” nga “Max Production”.

Samanta tashmë ka kanalin e vet zyrtar në “Youtube”, ku pritet të publikojë projektet e reja muzikore, pasi ato që janë prodhim i “Max Production” nuk janë publikuar ende në të, shkruan Panorama Plus. Gjithashtu këngëtarja e njohur e ka konfirmuar në një farë mënyre shkëputjen nga “Max Production”, pasi njoftoi se do të publikojë së shpejti këngën me titull “Vonë” që është pjesë e “ProVideo Albania”.

View this post on Instagram

Coming 🔜 #VONE @officialelinel @bigdealrec @provideoalbania @arber_bytyqi_mua @drenushaxharra

A post shared by Samanta Karavella (@samantaofficial) on