Ditëlindja e moderatores, Xhemi dhe Arbana do e festojnë me Ledrin Vulën

Moderatorja Xhemi Shehu ka ditëlindjen dhe sigurisht festimet nuk mund të mungojnë. Nëpërmjet disa komenteve që Xhemi ka shkëmbyer me Arbanën në foton e Ledri Vulës, kemi zbuluar se ato do ta festojnë ditëlindjen me këngëtarin. Ai është i ftuar në një klub të Tiranës dhe mesa duket aty do të jenë të pranishme dhe dy mikeshat e ngushta, shkruan Who. Urimi i ditëlindjes nga Arbana ishte shumë i bukur dhe me foto qesharake, e ndersa sot presim të shohim momente nga ditëlindja e Xhemit.