Dikur ylli i ‘Big Brother’/ Ish-banorja detyrohet të punojnë si shofere për të jetuar

Jeta ka ulje ngritjet e saj. Nganjëherë ‘shkëlqimi’ është i pamjaftueshëm dhe duhet të jesh me këmbë në tokë.

Një legjendë e “Big Brother” që u shfaq si një konkurrente në shfaqje në vitin 2008, i është dashur të marrë një punë duke punuar si shofere transporti në Amazon. Lisa Appleton konkurroi në reality-show në 2008 me bashkëshortin e atëhershëm Mario Marconi.

Por pas një sërë problemesh financiare ish-konkurrentja, tashmë 55 vjeç, ka gjetur këtë punë si shpëtimin e saj.

Appleton ishte një nga të preferuarata e fansave në shfaqje, duke u bërë jashtëzakonisht e popullarizuar më pas me marrëveshjet e nënshkruara të markave dhe paraqitjet në klube, duke fituar qindra mijëra paund.

Ajo gjithashtu fitoi më shumë me burrin e saj Mario, i cili gjithashtu u bë jashtëzakonisht i popullarizuar.

Por pavarësisht suksesit të tyre, çifti ra viktimë e një mashtruesi që ua mori të gjitha paratë. Incidenti e la Lizën pa shtëpi dhe bëri që çifti të aplikonte për divorc në vitin 2013.