“Dikur punoja si kamarier”, Irgen Çela tregon jetën para se të bëhej i famshëm

Aktori i humorit Irgen Cela i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ka treguar se cila ka qenë puna e tij e parë para se të bëhej i famshëm.

Ester Bylyku: Ka qenë e vështirë për ty që të gjeje punën tënde të parë?

Irgen Cela: Puna ime e parë ka qenë kamarier kur isha ne gjimnaz. Punoja gjatë muajëve të verës. Pasta kur kam filluar studimet në akademi, për fatin tim të mirë që kur isha në vit të parë fillova të merresha me dublime, personazhe vizatimorë edhe ajo më dha dorë, kisha ë ardhurat e mia dhe i kërkoja sa më pak lekë familjes.