Dhunimi i 3-vjeçares nga edukatorja, Eliona Pitarka në protestë: Ngrihuni të gjithë

Edhe aktorja Eliona Pitarka ka marrë pjesë në protestën e organizuar për dhunimin e 3-vjeçares nga edukatorja, rast i denoncuar nga “Stop”.

Eliona ka deklaruar se duhet që të merren me patjetër masa për raste të tilla dhe se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa shtoi se është e habitshme sesi është mbajtur hapur një kopësht i palicensuar.

‘Jam nënë e dy vajzave, me shumë dhimbje e them se kam hequr dorë nga ky vend, nuk kam më besim në asnjë organ kompetent dhe asnjë institucion se do merren masa. Të gjithëve ne na kujtohet rasti i Brianit ku i shkreti për 3 ditë u harrua, kështu do të ndodhë edhe me vajzën 3-vjeçare nëse ne nuk ngrihemi në protestë. Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund t’i ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar.’– tha aktorja.