Dhjetë vite më parë, ja si dukej Dua Lipa gjatë adoleshencës së saj

Dua Lipa sot është një ndër emrat më të suksesshëm në industrinë muzikore ndërkombëtare dhe këngëtarja po korr suksese të njëpasnjëshme.

Fansat e artistes sa vijnë e rriten nga dita në ditë dhe mesazhet, komentet, dedikimet për të nuk kanë fund.

Këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto bardh e zi të realizuara 10 vite më parë, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.

Ajo shihet e veshur thjesht teksa merr poza të ndryshme para kamerës dhe duket njëlloj si sot.

Lipa së fundmi bëri një gjest shumë të bukur duke marrë pjesë në eventin për të mbledhur para për fondacionin e Elton John, për të ndihmuar të prekurit me SIDA.

Këngëtarja zbuloi se në event u mblodhën plot 3 milion dollarë.

Dua është në një lidhje prej 2 vitesh me Anwar Hadid, vëllain e modeleve të famshme të Bella dhe Gigi Hadid, i cili është 21 vjeç.

Së fundmi, Hadid lansoi një projekt të ri muzikor dhe Dua u shpreh se është shumë krenare për partnerin e saj.

Panorama.al