Deshi-s’deshi Nevina sot foli për të dashurin!

Nevina e ka mbajtur jetën private aq hermetike, sa edhe kur portalet i kanë zbuluar të dashurin, edhe kur i postuan foto, edhe kur e ndanë dhe pastaj e fejuan, ajo nuk ka reaguar.

Por sot në puntatën e fundit të “E diell”, Nevina nuk ka shpëtuar dot kur kolegët nisën ta pyesnin për Arbrin, djalin që i ka vjedhur zemrën prej vitesh. Asaj iu kërkua të bënte një deklaratë publike ndaj Arbrit dhe Argjira menjëherë tha që për Nevinën kjo nuk është e thjeshtë pasi është natyrë që nuk shprehet për gjëra personale.

“E di ai sa shumë e dua”, tha Nevina dhe shtoi se për herë të parë po thotë emrin e personit, pra Arbrit, prandaj kaq mjafton.