Dashuri mbi Ferrari, Faton Shoshi ndan momente nga romanca me modelen

Faton-Shoshi-2

Vetëm pak ditë më parë u shpërnda lajmi se menaxheri i njohur, Faton Shoshi kishte nisur një lidhje të re dashurie. Thuhej se vajza që i ka vjedhur zemrën Fatonit quhet Gresa Hoti dhe është modele nga Kosova, e cila jeton në Milano. Konfirmimin për këtë lajm e ka bërë vetë në Instagram vetë Fatoni, duke ndarë me ndjekësit momente romantike nga romanca me modelen. Ai ka postuar një fotografi ku shihet hipur mbi një makinë Ferrari, së bashku me modelen, duke e puthur në faqe. Foton e ka shoqëruar me një zemër, duke i bërë të gjithë të shpërthejnë me mesazhe urimi për lidhjen e re.