Darkë speciale për personin e veçantë! Ja si e uroi Almeda Abazi të ëmën për ditëlindje

Ajo është një nga vajzat më të bukura shqiptare, ish-Miss Shqipëria dhe ka vijuar një karrierë të shkëlqyer në Turqi.

Almeda Abazi ndan me ndjekësit në rrjete sociale çdo ngjarje me rëndësi nga jeta e saj personale.

Mbrëmjen e djeshme, Almeda zbuloi se nëna e saj kishte ditëlindjen.

Ajo postoi në Instastory një video, ku shfaqet mamaja e saj teksa bëhet gati t’u fryjë qirinjve të tortës.

Gëzuar ditëlindjen mamii”, shkroi Almeda krahas videos, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Prej disa vitesh, aktorja dhe modelja po shijon romancën me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, më të cilin u martua në vitin 2017.

almeda dhe tolgahan (1)

Ndërsa një vit më vonë, çifti u bekua me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.