Darka romantike zbulon të dashurin e ri basketbollist të Kendall Jenner

Të qenit personazh publik dhe të mbajturit larg syrit të njerëzve marrëdhëniet e tua romantike është thuajse e pamundur, aq më tepër kur je pjesë e familjes Kardashian- Jenner. Ndonëse Kendall preferon të marrë më pak vëmendje mediatike, këtë herë paparacët mund të kenë zbuluar partnerin e saj të ri.

Bëhet fjalë për basketbollistin 23 vjeçar, Devin Booker. Dyshohet se ata kanë filluar të dalin me njëri-tjetrin në fillim të këtij viti dhe kanë qenë komentet flirtuese në Instagram që i kanë zbuluar.

Ditën e djeshme, Kendall dhe Devin kaluan një darkë romantike në Malibu dhe ndonëse dolën nga dyer të ndryshme, nuk mund t’i shpëtonin syrit të fotografëve. Atyre iu bashkua dhe Kylie Jenner, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mund të jetë tashmë edhe “familjare”.

Çifti kaloi disa ditë pushime së bashku në prill, ku vendndodhjet dhe fotot në Instagram treguan gjithçka. Tani ka mbetur vetëm një konfirmim i fundit nga të dy. /News31.al