Dalin pamjet e arrestimit të Liam Mandiaro në BBV nga policia, 5 efektivë brenda BBV

Këto janë pamjet nga momenti i arrestimit të Liam Mandiaro, jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, të cilat u transmetuan në Top Story.

Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i pranishëm në studio, tha se arrestimi në një formë të tillë për një person në kërkim ishte i nevojshëm.

Grida Duma: 5 efektivë policie e shoqërojnë.

Shatro: Aty tre vetë kanë qenë, do kenë qenë të stafit.

Grida Duma: Të stafit nuk kanë qenë, mos nuk njihni ju stafin tuaj.

Shatro: Unë i njoh, është normale me katër veta.“Gjithsesi kemi komunikuar me stafin, kemi gjetur bashkëpunimin me ta. Si një person në kërkim nuk mund ta marrim me një person. Si ta vlerësojmë ne, mund të jetë edhe me 10”, tha zyrtari.

prapaskena.com