Dalin detajet e para nga dokumentari i Janet Jackson

Së fundmi, kanë dalur detajet e para nga dokumentari i ri i këngëtares Janet Jackson.

Një burim ka treguar për “PEOPLE” se përmes dokumentarit, Janet po shpreson t’i japë fund disa gjërave.

”Edhe pse Janet ka qenë gjithmonë një person tepër privat, ajo ka dashur të nxjerrë në shesh historinë e saj për shumë kohë. Ajo donte që e vërteta të dilte në shesh për një sërë çështjesh. Ajo është e lumtur për këtë serial ku diskuton jetën dhe karrierën e saj”, u shpreh burimi.

Dokumentari flet marrëdhënien e ndërlikuar me babain e saj të ndjerë Joe dhe vëllain Michael si dhe martesat e saj me James DeBarge dhe René Elizondo Jr.