Dafina Zeqiri krushqi si në kohët e vjetra, paracakton martesën e vajzës me djalin e Lumi B

Ajo është e sigurt se në të ardhmen do ta ketë një vajzë dhe do ta japë për nuse në familjen Berisha. Këngëtarja e famshme kosovare Dafina Zeqiri, shokun e saj Lumin do e ketë edhe mik, ndërkohë që po planifikon që me të të lidhë krushqi. Zeqiri që është shumë e afërt me familjen e Lumit, e ka uruar Blinin djalin e tij në gjashtë vjetorin e lindjes, duke i thënë se do t’ia japë vajzën për nuse, shkruan Prive.“Urime ditëlindjen për burrin e ardhshëm të vajzës sime. Blini boy, të duam”, ka shkruar Dafina, duke e uruar Blinin. Kjo martesë e paracaktuar na kujton lidhjet martesore që shqiptarët bënin dikur mes fëmijëve që prisnin të lindnin apo ata në djep.