Dafina është gati për t’u bërë nënë: Dua një mini Dafina

Dafina Zeqiri ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Why not”, ku ka folur për marrëdhënien e saj me Dj Geek dhe planet e tyre për fëmijë. Dafina rrëfeu se nuk e ka aspak presionin e familjes pasi ata i respektojnë vendimet e tyre dhe janë të lumtur për ta.

“As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur. Sa i përket planeve për fëmijë, çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua nuk ka lidhje nëse është vajzë apo djalë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vëllai. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tani dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”, tha Dafi.