Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, sërish prindër: ‘Jemi në pritje të binjakëve’

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, janë në pritje të binjakëve.

Përmes një foto në Instagram, futbollisti njoftoi se ata do të bëhen sërish prindër. “Me kënaqësi ju njoftoj se jemi në pritje të binjakëve. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri. Mezi presim t’ju takojmë,” shkroi ai.

Ronaldo, 36 vjeç, është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga dy nëna surrogate. Ronaldo është baba i Cristiano Jr, 11 vjeç, binjakëve Eva dhe Mateo, 4 vjeç dhe vogëlushes 3- vjeçare Alana Martina, nëna e së cilës është Georgina.

Ai pranoi në vitin 2017 se donte shtatë fëmijë, ndërsa Georgina vitin e kaluar tha: “Dëshira ime për mëmësinë është më e fortë se çdo gjë. Shpresoj të kem më shumë fëmijë”.