Cila është historia që fshihet pas orës së shtrenjtë të Loredanës?!

Ajo është një ndër reperet më të suksesshme të industrisë të muzikës hitet e të cilës pëlqehen jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe ai europian. Teksa kujtojmë se këngët e Loredanës nuk kanë munguar kurrë në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare, ajo çfarë është vene re është fakti se që pas ribashkimit me Mozzik, ajo është më aktive se kurrë në rrjetet sociale.

Së fundmi, reperja e talentuar ka bërë një postim në Insta Story ku ka zbuluar një orë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Bëhet fjalë për një orë dore të “Cartier Santos Galbee” e cila kushton plot 24.950 dollarë, e krijuar me diamantët më të pastër dhe që gjithashtu ka një histori mjaft interesante.

Edhe pse Cartier Santos nuk ka qenë i pari që ka krijuar orën e dorës, pasi i pari ishte Patek Philippe, ai i ka dhënë një tjetër stil dhe një rëndësi të veçantë këtij aksesori. Cartier Santos është krijuar në vitin 1904 nga Louis Carter, themeluesi i “Cartier”. Kjo orë u krijua specifikisht për mikun e ngushtë të tij i quajtur Alberto Santos-Dumont, një pilot brazilian të cilit i duhej të shihte vazhdimisht orën gjatë fluturimeve të tij.

Para se të merrte këtë dhuratë kaq të veçantë nga Cartier, Santo kishte një orë xhepi që ja vështirësonte punën e tij si pilot. Duhet theksuar se krijimi i një ore dore të tillë ndryshoi krejtësisht jetën profesionale të pilotit. Në vitin 1906, Santos-Dumont u bë personi i parë në botë që u filmua duke drejtuar një aeroplan dhe e gjeni çfarë? Ai gjithashtu i pari që gjatë këtij momenti po mbante një orë dore.

Vite më vonë pas kësaj ngjarjeje, Cartier vendosi të prodhojë edhe më shumë orë të tilla për t’i shitur në masë duke e mbajtur emrin Cartier Santos për pordhime të ngjashme në stil dhe sigurisht për nder të shokut të tij. Ora e parë Santos kishte ngjyrë argjenti dhe një fushë pak të verdhë, me një rrip lëkure, mjaft klasike por moderne për kohën.

Pas vitit 2011, “Cartier” solli modele të reja, më të bukura e të sofistikuara për meshkuj dhe femra, njësoj si kjo që mban dhe Loredana në kyçin e dorës së saj

Top Albania Radio