Çifti i përfolur në Vatikan, Inva Mula publikon foton me Hetemin

Viti jubilar i Gjergj Kastrioti Skënderbeut mblodhi në Romë emrat më të suksesshëm të artit shqiptar në botë, si dhe figura të tjera të njohura. Është një event që do të mbahet mend gjatë. Sopranoja Inva Mula ofroi një performancë të jashtëzakonshme për publikun, por ndërkohë na kënaqi edhe me këtë foto mjaft të bukur të saj, në krah të të shoqit, Hetem Ramadani. Komentet e fansave nuk kanë vonuar të vërshojnë, shkruan Aplenews.Jeni të mrekullueshëm, shkruan një prej tyre, më të mirët në botë vazhdon një tjetër. Kujtojmë që pak kohë më parë ata u përfolën për një ndarje, lajme që u përgenjshtruan nga vetë Inva ndërkohë që morën vendimin për të jetuar në Shqipëri.